Viti 2015 sezoni më i mirë turistik ndonjëherë në Mal të Zi

Malin e Zi në vitin 2015 e vizituan një milion e 700 mijë turistë, ndërsa të ardhurat nga turizmi vitin e kaluar arritën në 800 milionë euro, deklaroi Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq.

Gvozdenoviq theksoi se viti i kaluar, ishte sezoni më i mirë turistik ndonjëherë në Mal të Zi.Para 2015 ishte viti 1986, në atë vitë Mali i Zi kishte një milion e 200 mijë turistë.

Në Mal të Zi janë 386 hotele. Në vitin 2015, u hapën 21 objekte të reja turistike me 428 dhoma, 245 apartamente dhe 1.463 shtretër.

Gvozdenoviq tha se deri në vitin 2024 planifikohet ndërtimi i 76 hoteleve të rinj ,me kapacitet rreth 8.000 shtretër, kurse të ardhurat nga turizmi deri në vitin 2026 do të arrijnë në 1.5 miliardë euro. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!