Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hedhur bombën më të madhe jo-nukleare në historinë e saj, e cila ka rënë në pjesën lindore të Afganistanit, ku gjinden militantët e Shtetit Islamik ISIS, shkruan The Independent.
Pentagoni ka konfirmuar se sulmi është kryer duke përdorur armën 10 mijë kilogramëshe, e njohur për forcat ajrore amerikane si “nëna e të gjitha bombave”.
Burime ushtarake thonë se në shënjestër të saj kanë qenë tunelet e ISIS-it dhe personeli në rajonin Achin të provincës Nangarhar. Aktualisht, ushtria po vlerëson dëmet e shkaktuara prej saj.
Bomba e llojit “GBU-43/B”, është hedhur rreth orës 19 të pasdites së të enjtes, sipas burimeve të CNN-it, ndërsa rrezja e prekur prej saj është prej 300 metrash. Kjo është edhe hera e parë që përdoret një bombë e tillë në një fushëbetejë, sipas zyrtarëve amerikanë.
First on CNN: The US drops the largest non-nuclear bomb in Afghanistan https://t.co/Y4ABPKoM9G https://t.co/ET0PLACzOe
— CNN Politics (@CNNPolitics) April 13, 2017
Press Sec.: U.S. forces used GBU-43 bomb on tunnels, caves ISIS fighters used to move around freely in Afghanistan. https://t.co/SOvEDd0HBq pic.twitter.com/hVt2GFVuRr
— ABC News (@ABC) April 13, 2017