Edhe në kohë të pandemisë, administrata e Deçiqit shlyen detyrimet ndaj futbollistëve

Epidemia e koronavirusit ndërpreu marshimin e futbollistëve të Deçiqit drejtë elitës.

Skuadra e Deçiq mbajti fuqishëm vendin e parë në tabelë që nga fillimi i ligës së dytë, dhe 14 raunde para fundit kishte gjashtë pikë më shumë sesa Jedinstvo dhe nëntë më shumë se Bokel…

“Pandemia ka ndryshuar gjithçka – jo vetëm futbollin, por edhe jetën. Jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. Ne ishim në rrugën e duhur, por nëse mund të jetë ngushëlluese, nuk jemi të vetmit dhe nuk jemi vetëm në këtë histori, sepse ndajmë të njëjtin fatë me të gjitha klubet në planet ”, thotë presidenti i KF Deçiq, Pal Dreshaj.

“Për ne është më e vështirë sepse jem në karantinë totale që 20 ditë. Dhe në rrethana të tilla, është e pamundur për sportistët profesionistë të mbajnë nivelin e përgaditjes. Dhe ky nuk është problemi më i madh, kam frikë se do të ketë edhe pasojë psikologjike. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me lojtarët dhe stafin ”, shton Dreshaj.

“Dhe në këto rrethana, për të lehtësuar situatën për lojtarët, trajnerët dhe të gjithë punonjësit e klubit, dhe në pritje të vazhdimit të kampionatit, rregullisht do të shlyejmë të gjitha detyrimet në bazë të pagave dhe kontratave”, thekson Dreshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!