Zbuten masat e izolimit në Tuz: Lejohet dalja nga shtëpija një anëtari të familjes

Trupi Koordinues Nacional në seancën e sotme lehtësoi masat për banorët e komunës së Tuzit. Me masën e re lejohet që një anëtar i familjes të dalë, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14 pas dite.

Me masat e reja lëjohet që një anëtar i familjes, anëtarëve të cilëve nuk u është shqiptuar masë e vetëizolimit (nuk kanë raste të konfirmuara të sëmundjes, dhe nuk kanë qenë në kontakt me raste të konfirmuara të sëmundjes infektive COVID 19), mund të largohet nga objekti për furnizimin me ushqim, ilaçe dhe produkte të tjera të nevojshme për konsum ditor, si dhe kryerjen e detyrave dhe aktiviteteve të tjera urgjente (ekzaminime mjekësore, etj.),

Do të hapen shitoret për ushqime, pije, farmacitë dhe pompat e karburantit… me përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve mbrojtëse për punonjësit dhe sigurimin e distancës fizike të tyre.

Prodhuesve bujqësorë në komunën e Tuzit u lejohet lëvizja nga ora 05:00 deri në orën 20:00 për të punuar në tokat e tyre, duke rrespektuar masat mbrojtëse dhe distancën fizike.

Qytetarëve të Komunës Tuzi u ndalohet dalja nga shtëpija çdo ditë pune nga 15:00 deri në orën 5:00 ditën tjetër, gjithashtu ndalohet edhe dalja nga territori i Komunës së Tuzit.

Kryeministri Dusko Markoviq, shprehu falënderimet e tij për kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe bashkëqytetarët e tij për përgjegjësinë e treguar jo vetëm për shëndetin dhe jetën e tyre, por edhe për tërë Malin e Zi:/Malësi.ME/

Shperndaje