Me ndryshimin e ligjit, komunave u heqin 11.8 milion euro në vit

Ministria e Financave u dorëzoi vetëqeverisjeve lokale, propozim ligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Financimin e vetëqeverisjeve lokale.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave, shteti nuk do tu lëshojë vetëqeverisjeve lokale 11.8 milion euro në vit përmes fondit egalizues.

Të gjitha vetëqeverisjet lokale duhet të paraqesin vërejtjet dhe sugjerime mbi propozim ligjin deri më 16 Prill.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!