Dukaj dhe Gjeka ministra, ndoshta edhe Nimanbegu

Negociatat për formimin e qeverisë pakicë kanë përfunduar dhe siç pritet, nesër do të dërgohet në parlament iniciativa për thirrjen e seancës së Kuvendit.

Partive shqiptare do tu takojnë dy ose tri vende dhe kjo varet se sa ministri do të ketë qeveria.

Kandidat për Ministër të administratës publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare, kurse kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka do të drejtojë Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave ose Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ekziston edhe varianta që qeveria e Abazoviq të ketë 20 ministri dhe kjo është një zgjidhje shumë e mundshme dhe 18 ministrive “të zgjidhura” do tu shtoheshin edhe dy. Njëra është Ministria e Turizmit, e cila tashmë është pjesë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Ministër me shumë gjasa do të ishte Genci Nimanbegu. E dyta do të ishte Ministria pa portofol, në krye të cilës do ishte Adrijan Vuksanoviq, kryetart i Iniciativës Qytetarëve Kroatë parti kjo joparlamentare./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!