Kosova anëtarësohet në FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës është antarja më e re e organizatës botërore të futbollit, FIFA, ngaqë ka marrë shumicën e votave në votimin që u mbajt në Kongresin e 66-të të FIFA-s në Mexico City.

Kongresi i FIFA-s ka votuar për pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit, duke u bërë anëtarja e 210 dhe do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.

Federata e Futbollit të Kosovës u pranua me 141 vota për dhe 23 vota kundër. Javë më parë FFK-ja u pranua edhe në shtëpinë evropiane të futbollit, UEFA.

Është konfirmuar se në rast pranimit të Kosovës dhe Gjibraltarit,FIFA do t’i dhurojë 1,250.000 milionë dollar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!