Sot në Ulqin është mbajtur Kuvendi i tretë i elektorëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarve në Mal të Zi.
Siç mëson Malësia.ME në kuvendin e KKSH-së ishte “luft” e ashpër në mes dy taboreve, në njëren anë ishin koalicioni ASH, Forca dhe intelektualet e pavarur, ndërsa në anën tjetër koalicioni LDSH, UDSH dhe PD.
ASH, Forca dhe intelektualet e pavarur dolëm bindshëm me më së shumti vota dhe fituan 16 anëtar në KKSH.
KKSH ka 32 anëtar dhe përpos 16 anëtarëve të zgjedhur në Kuvendin elektoral 16 të tjerë janë me automatizem në bazë të funksionit politik, ku përfshihen deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, kryetarët e komunave dhe kryetarët e kuvendeve të komunave, kryetarët e partive të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi dhe kuvendin e komunës nga radhët e shqiptarëve.
Anëtarë të KKSH-së janë zgjedhur: Abaz Hoxha, Adriana Hoxha, Agron Dushaj, Edita Nimanbegu,Faik Nika,Iber Hoti, Ilir Llazorja, Jeta Hasangjekaj, Lindon Gjelaj, Mefit Tela, Nail Draga, Nik Gjeloshaj, Qani Osmani, Ruzhdi Lluka, Tahir Tahiri, Vasel Sinishtaj/Malësia.ME/