Tani u pengojnë boshnjakët në Qeveri e nuk u pëngote që Rafet Husoviq të jetë kryeminister

Përçarjet në Mal të Zi nuk mund të kapërcehen, shkruan cdm. Ata që do të duhej të luftojnë përçarjet janë sigurisht politikanët, por jo edhe në Mal të Zi … Kohën e fundit aktive janë ato më të rrezikshmet, përçarjet nacionale. Deklarata e fundit e deputetes së FD Marina Joçiq, se e gjithë qeveria për një vit nuk mund të hajë një proshutë të njegushit, duke aluduar në përbërjen e qeverisë, ka ngjallur polemika në skenën politike dhe shoqërore në Mal të Zi.

Sa hipokrite është në këtë mënyrë të udhëheqësh luftën politike tregon në fakt shembulli nga viti 2016 pas zgjedhjeve, kur FD, për të hequr PDS-në nga pushteti, i bëri thirrje Partisë Boshnjake për të mbështetur qeverinë e pakicave, me premtimin dhe propozimin që posti i kryeministrit ti takojë liderit të Partisë Boshnjake Rafet Husoviq. Ater, nuk ishte e rëndësishme nëse proshuta ishte e viçit ose nga njegushi, dhe kush cilën do e konsumoi.

Zyrtari i PDS, Nikollë Gegaj kujton ofertën  e atëhershme të FD.

Tani u pengojnë boshnjakët në Qeveri e nuk u pëngote që Rafet Husoviq të jetë kryeminister. Treguan ater edhe sot hipokrizi të madhe dhe josinqeritet, shprehet Gegaj.

Gegaj vlerëson se shfaqjet e tyre kohët e fundit kanë qenë shumë të pacivilizuara, fyese, të patolerueshme dhe jotolerante.

“Të ofendosh ndjenjat nacioanle dhe fetare të qytetarëve është një goditje e rëndë për demokracinë. Shumica e Malit të Zi i ka thënë JO kësaj dhe politikës së tillë dhe i ka thënë PO politikës së tolerancës, politikës e cila ka fituar urretjen edhe në kohët më të vështira, ka ruajtur paqen dhe harmonin multietnike dhe e gjitha falë politikës së PDS-së dhe partnerëve tanë dhe mbështetjes së fortë të shumicës së qytetarëve malazezë “, tha Gegaj.

Ai nuk ka dilema, deklaratat që dëgjohen nga disa politikanë të FD janë një sinjalistik e vërtetë ku Mali i Zi do të shkonte nëse ata në ndonjë rastë do të ishin në pushtet dhe se çfarë mund të presin pakicat.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe lideri i Partisë Liberale, Andrija Popoviq.

Sjellja e vazhdueshme e FD-së dhe ofrimi i tyre pas zgjedhjeve në vitin 2016, vendi i Kryeministrit për Kryetarin e Partisë Boshnjake, për dallim nga retorika aktuale, është në përputhje me deklaratën se “ekzistojnë vetëm interesat tona të vazhdueshme dhe nuk ka miq të përhershëm dhe armiq të përhershëm”, edhe më shumë forcohet nga fakti që ofendohen përfaqësuesit më të lartë autokton të popujve pakicë, të cilët janë gjithashtu përbërës të koalicionit qeverisës.

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave është një nga vlerat themelore. Ne të gjithë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, nuk guxojm të pranojmë humbjen e të gjitha kompasave politike, si në vitet e fundit, tha lideri i PL për CdM. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!