Në Mal të Zi për momentin janë tetë raste aktive me COVID-19

Në Mal të Zi, për disa ditë me radhë, nuk ka asnjë të regjistruar të infektuar nga koronavirusi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 176 mostra të tjera u analizuan deri pasdite, mes të cilave nuk pati raste të reja të infeksionit.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë nuk ka ndryshuar dhe arrin në 324, dhe numri i të shëruarve është 307. Aktualisht, sipas informacionit zyrtar, janë tetë pacientë që po trajtohen me COVID-19.

Shperndaje