Ambasadori i Italisë në Mal të Zi, vizitoi komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti sot në takim, shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Italisë në Mal të Zi, Luke Zelioli.

Z. Gjeloshaj e njoftoj ambasadorin me mënyrën e funksionimit të Komunës, me investimet që janë bërë në këto dy vite qeverisje, si dhe për projektet që parashikohet të bëhen në të ardhmen.

Në takim gjithashtu u diskutua mbi situatën aktuale me pandeminë COVID-19 dhe për nevojën e respektimit të masave parandaluese. Ambasadori Zelioli e përgëzojë Z. Gjeloshaj për mënyrën e organizimit të Komunës si dhe shprehu gatishmëri bashkëpunimi në fushën e ekonomisë (me qëllim promovimin e investimeve potenciale) dhe kulturës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj.

Komuna e Tuzit!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!