Ministri Dukaj u takua me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi

Ministri i Administratës Publike, Msc. Marash Dukaj, është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi, SH.T. Mihajllo Trpkoskin.

Ministri Dukaj e informoi ambasadorin Trpkoski për prioritetet në punën e ardhshme të Ministrisë së Administratës Publike, e cila është e orientuar drejt qytetarëve, si dhe vizionet e digjitalizimit dhe reformës së administratës publike, dhe theksoi se përvoja e Maqedonisë në fushën e shërbimeve publike digjitale është shembull i praktikës së mirë, kështu që në periudhën e ardhshme duhet të vazhdohet bashkëpunimi në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara më parë.

“Bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor (WB6), veçanërisht në fushën e dixhitalizimit, është jashtëzakonisht i rëndësishëm, gjë që konfirmohet nga marrëveshjet e përbashkëta në fushën e roaming-ut dhe marrëveshja ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për njohjen reciproke të shërbimeve të besimit elektronik, nënshkruar në vitin 2019 në Podgoricë. Në përputhje me këtë, Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, janë të përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe shkëmbimin e informacionit në mënyrë të hapur, të sigurt dhe të besueshëm, duke i dhënë prioritet ndërveprimit ndërkufitar dhe shërbimeve të besimit”, tha ministri Dukaj.

“Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ti ofrojë mbështetje Malit të Zi në të gjitha nivelet, veçanërisht në fushën e reformës së administratës publike dhe digjitalizimit, përmes zbatimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta në mënyrë që të kontribuojmë në zhvillimin më të fuqishëm digjital të vendeve tona”, tha Trpkoski.

Shperndaje