Edhe hungarezët e ratifikuan protokollin

Parlamenti hungarez ratifikoi sot protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Koordinatori nacional për NATO Vesko Garçeviq deklaroi për agjencinë MINA se për protokollin kanë votuar 180 deputetë të parlamentit hungarez, derisa një ka qenë i përmbajtur.

“Nënkryetari i Parlamentit Ishtvan Jakab, i cili ka kryesuar me seancën, i ka uruar Malit të Zi dhe i ka dëshiruar që kjo procedurë të kryhet sa më parë në shtetet tjera”, deklaroi Garçeviq. Hungaria është shteti i tretë anëtarë i Aleancës veri-atlantike, i cili e ka vërtetuar këtë marrëveshje, pasi që këtë e kanë bërë Islanda dhe Sllovenia.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!