Mali i Zi për mbrojtje, do të ndajë si edhe anëtarët tjera

Mali i Zi pasi që të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike, do ti përkushtohet qëllimeve dhe obligimeve si edhe anëtaret tjera, që do të thotë se për mbrojtje do të ndajë 2 përqind të Bruto Prodhimtarisë së Brendshme (BPB), ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, shkruan RTCG.

Ai me rastin e apelit drejtuar anëtareve të Aleancës që të shtojnë investime në fushën e mbrojtjes në 2 përqind të BPB, ka rikujtuar se Mali i Zi do të bëhet anëtar pas ratifikimit të protokollit për hyrje në NATO.

“Sigurisht se edhe Mali i Zi do ti kushtohet qëllimeve edhe obligimeve të njëjta sikurse edhe të gjithë anëtaret, që do të thotë se edhe Mali i Zi duhet të shtojë fondin për mbrojtje, dhe kjo do të jetë afro 2 përqind të Bruto Prodhimtarisë së Brendshme”, ka deklaruar Stolltenberg në konferencën për gazetarët në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes i cili fillon nesër në Bruksel. Siç ka paralajmëruar, disa anëtare janë të mëdha, kurse disa të tjera janë më të vogla, mirëpo 2 përqind është masa dhe mënyrë e ndershme që të gjitha anëtarët të jenë të përgjegjshme në kontributin e vet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!