Abazoviq dhe Rama do të shkojnë bashkë në Kiev?

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, Vlodimir Zelensky për të vizituar Kievin, përcjell TV21.

Nga kabineti qeveritar në Podgoricë bëjnë të ditur se Abazoviq ka inicuar idenë që bashkë me të të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Ashtu siç ka paralajmëruar, Abazoviq do të inicojë idenë e një vizite të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgohet mesazh i fuqishëm dhe unik në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, thonë nga Kabineti i kryeministrit malazez, Dritan Abazoviq.

Shperndaje