Dukaj: Mali i Zi do të miratoj Ligjin inkluziv për Qeverinë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Rashko Konjeviq nënshkroi vendimin për themelimin e trupit punues për përgatitjen e projektligjit për Qeverinë. “Pas një viti e gjysmë premtimesh boshe të qeverisë së mëparshme, ne po fillojmë punën konkrete për këtë tekst të rëndësishëm ligjor,” njoftoi Konjeviq në Twitter.

Konjeviq, i cili takimin e parë të trupit punues e caktoi për të premten, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Ministri Dukaj përmes faqes së facebook njoftoi se Mali i Zi do të miratoj Ligjin inkluziv për Qeverinë.

Koordinatore e Trupit Punues është Enesa Hasanagiq- Katana nga Ministria e Administratës  Publike. Detyra e trupit punues është që deri në fund të qershorit të përgatisë dhe dorëzojë në Qeveri draft projektligjin, më së voni deri më 15 tetor.

Shperndaje