Drekë pune në Vila Gorica në kuadër të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi,Sulo Mustafiq në kuadër të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, organizoi dje një drekë pune ku morën pjesë deputetët Goran Tuponja, Aleksandar Damjanoviq, Nikolla Gegaj, Allmer Kalaç, Nik Gjeloshaj si dhe ambasadorët Ferhat Dinosha dhe Ermal Filo.

Takimi u zhvillua në një bisedë konstruktive ky u theksua se intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të përgjithshëm në mes dy vendeve është i domosdoshme dhe me interes të ndërsjelltë.

Me këtë rast nënkryetari i parlamentit Mustafiq, theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, u përforcuan me prioritetet e përbashkëta në rrugën evropiane dhe euroatlantike me bashkëpunimin në nismat rajonale që përfaqësojnë një shembull pozitiv të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve në rajon.

Mustafiq shprehu mirënjohjen e tij institucionale dhe personale për Parlamentin e Shqipërisë dhe kryetarin Meta për ratifikimi i protokollit për pranimin e Malit të Zi në NATO, duke theksuar se qëllimet strategjike të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, nuk mund të arrihen pa një rol aktiv në bashkëpunimin rajonal.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe tha se ndanë të njëjtin mendimin me mikëpritësin që mes dy vendet tradicionalisht ekzistojnë marrëdhëniet e mira dhe miqësore, të cilat vazhdimisht janë duke u avancuar./Malësia.ME/

Anton-GjokajAnton Gjokaj

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!