Meta u takua me deputetët shqiptarë të Parlamentit të Malit të Zi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, dje zhvilloi një takim edhe me deputetët shqiptarë të Parlamentit të Malit të Zi.

Në këtë takim të pranishëm ishin deputetët,Nik Gjeloshaj,Nikollë Gegaj,Halil Dukoviq,Luigj Shkrela dhe Dritan Abazoviq, ndërsa Genci Nimanbegu ishte në një udhëtim zyrtar në Svicërr dhe nuk ishte prezent në takim.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ,Ilir Meta, me depuetët kryesishtë diskutoi për problematikat që prekin popullsinë shqiptare në Malit të Zi dhe dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e tyre.

Meta pasi u informua nga deputetët për çështje konkrete që lidhen me decentralizimin e pushtetit lokal, me zbatimin e ligjit për të mirat detare në Ulqin, për përdorimin e simboleve kombëtare dhe gjuhës shqipe në institucione lokale në komuna me shumicë shqiptare, për arsimin shqip në Mal të Zi, nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë i mbështet kërkesat legjitime të pakicës shqiptare dhe është në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritetet malazeze të cilat kanë treguar mirëkuptim për shumë çështje,duke vlerësuar progresin e arritur deri sot si dhe vëmendjen e autoriteteve malazeze.

Meta tha se Tirana zyrtare do të punojë më ngushtë me Podgoricën dhe Kuvendi i Shqipërisë do ti mbajë dyert hapur për të gjitha shqetësimet legjitime të tyre.

Ai konfirmoi angazhimin e tij personal për të avancuar kërkesat shqiptare të cilat duhet ti shërbejnë jo vetëm interesit ekonomik e social të shqiptarëve, por edhe stabilitetit e forcimit demokratik si dhe perspektivës euro-atlantike të Malit të Zi.Meta theksoi se një Mal i Zi i fortë e i integruar në BE e në NATO, i shërben më mirë nevojave të shqiptarëve, të cilët kanë merita të pamohueshme në të gjithë momentet kyçe shtetformuese e demokratike të vendit fqinj.

Meta bashkërisht me Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë, Paulin Sterkaj, i inkurajuan deputetët shqiptarë në Mal të Zi që pavarësisht përkatësive partiake, kur bëhet fjalë për prioritetet që prekin popullsinë shqiptare, të gjithë faktorët politikë duhet të bashkohen për ti shërbyer më me efikasitet këtij interesi të përbashkët kombëtar./Malësia.ME/

Anton-GjokajAnton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!