Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, Kryetari i Kuvendit të Shqpërisë, Ilir Meta së bashku me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajoviq, vizituan zonën e kanionit të lumit Cem në zonën kufitare të Malësisë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Dy kryetarët e parlamenteve kanë vizuar kanionin e Cemit deri në pikën ku duhet të hapet vendkalimi i ri kufitarë dhe duhet të ndërtohet rruga e cila do të avancojë lidhjet infrastrukturore dhe njëkohësisht edhe marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Shqipërisë do të jenë më të mira ,por edhe lidhja rrugore e Plavë –Gucisë , përmes Shqipërisë, do të jetë më e mirë me Podgoricën.
Valorizimi i qëndrueshëm i kanionit të lumit Cem paraqet shans për Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe në këtë mënyrë do të përparohet edhe më tepër ndërlidhja infrastrukturore e dy shteteve , kanë vlerësuar kryetarët e parlamenteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite Meta bashkëbisedoi me disa banorë të zonës, ku theksoi se përfundimi i rrugës që lidh Plavën e Gucinë me Shqipërinë dhe Podgoricën, duhet të vazhdojë pa vonesa dhe për këtë inkurajohet angazhim i përbashkët nga të dy vendet.
Në kuadër të kësaj, Meta dhe Pajoviq ndanë bindjen se kjo pasuri e përbashkët natyrore, që lidh dy vendet fqinje duhet ruajtur dhe duhet zhvilluar përmes projekteve ndërkufitare eko-turistike që do ti shërbejnë mirëqenies dhe punësimit të popullsisë në të dy anët e kufirit./Malësia.ME/