Uefa e përfshin Ajetin në zbulimet e Euro 2016 (Video)

Tjetër vlerësim nga Uefa për Arlind Ajetin.Pasi e shpalli lojtarin më të mirë të ndeshjes në takimin ndaj Rumanisë, qeveria e futbollit europian e ka përfshirë mbrojtësin shqiptar si ndër zbulimet e Euro 2016.

Ajeti, i cili spikati me fanellën e Kombëtares Kuqezi në Francë është përzgjedhur si një nga 8 futbollistët të cilët i kanë surprizuar të gjithë me paraqitjet e tyre të shkëlqyera në kampionatin europian.

Falë formës së mirë që tregoi në turneun që u zhvillua në Francë, 22-vjecari shqiptar vetëm pak ditë më parë firmosi zyrtarisht një kontratë afatgjatë me Torinon që është një skuadër e mirë në Serinë A dhe ku Ajeti pritet të tregojë realisht sesa vlen.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!