Genci Nimanbegu uron Prof.dr. David Kalajn për çmimin e fituar “13 korriku”

Dje në Vilen Gorica është bërë ndarja e çmimit më të lartë në Mal të Zi, çmimi I “13 korrikut” të cilin për këtë vit e kanë fituar: Prof.dr. David Kalaj, skulptori Miodrag Shqepanoviq dhe dr Svetozar Saviq.

Prof.dr. David Kalaj, është matematicienti i njohur nga Tuzi-Malësia të cilin për laureate të çmimit e kanë propozuar profesoret e Univerzitetit te Malit te Zi. Është i lindur me 1971 në Podgoricë ku edhe i ka perfunduar studimet në matematikë, kurse magjistraturën dhe doktoraturën i ka përfunduar në Beograd. Aktualisht është professor në FMN, redaktor i disa revistave matematiko-shkencore dhe fitues i çmimit të Ministrisë së shkences për projektin më të suksesshëm në nivelin shtetërorë. Nga viti 2004 udhëheq programin studimore të mesuesisë në gjuhën shqipe.

Me rastin e marrjes së ketij çmimi të lartë, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu e ka uruar profesorin Kalaj, duke e vleresuar lartë kontributin dhe sukseset e arritura.

Letren e nenkryetarit Nimanbegu mund ta lexoni në tëresi:

Prof. dr. David Kalaj

Me rastin e laurimit me çmimin më të lartë të Malit të Zi, çmimin “13 Korriku”, më lejoni të shpreh dëshirat dhe urimet e mia më të sinqerta.

E vlerësoj lart kontributin dhe sukseset tuaja në fushën e shkencës së matematikës, që tashmë kanë arritur edhe nivele botërore, por edhe atë që dhatë dhe po jepni në avancimin e arsimimit të shqiptarëve në Mal të Zi.

Mburrja që e ndjej unë me këtë rast si nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, e posaçërisht si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi por, më lejoni ta them edhe si mik Juaji, është e pamatshme.

Uroj që sukseset të vazhdojnë dhe të mbeteni shembull për rininë tonë përparimtare!

Sinqerisht,

Genci  Nimanbegu

Nenkryetar I Kuvendit  te Malit te Zi

Shperndaje