Ndëshkime për deputetët të cilët nuk shkojnë në seanca

Deputetët të cilët nuk marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e Këshillave, do të ndëshkohen, parashihet me rregulloren e re të Parlamentit, e cila duhet të miratohet deri në fund të këtij muaji.

Kryetari i Këshillit administrativ Luigj Shkrela ka theksuar se deri diku mund të kuptohet bojkoti politik, por jo edhe bojkotimin parcial të Parlamentit me interes.

“Pas miratimit të rregullores së re, çdo mungesë në mbledhje do të ndëshkohet”, ka deklaruar Shkrela për gazetën “Pobjeda”. Ai ka theksuar se me rregulloren e re do të sanksionohet sjellja e deputetëve në kuptimin e pjesëmarrjes në seanca, e jo vetëm kur është fjala për incidente.

Shperndaje