Ymeri: Kufiri me Malin e Zi duhet të rishikohet me Podgoricën zyrtare (Video)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ndodhet në Shtetet e Bashkuara për bisedime me zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë.

Në intervistën me Zërin e Amerikës, Visar Ymeri tha se shkon partia e tij në qeveri, pikëpamja e Vetëvendosjes është të diskutohet çështja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, me Podgoricën zyrtare, për ta ndryshuar marrëveshjen e mëparshme.

“Ne nuk duam konflikt me Malin e Zi, por duam marrëdhënie të mira”, tha Ymeri.

Në videon më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë:

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!