Gegaj për Dan: Malësia komunë nga 1 shtatori

Nuk ka asnjë arsye që komuna në kuadër të Kryeqytetit – Tuzi, në shtator mos të bëhet komunë e plotë, tha për Dan këshilltari i DPS në Kuvendin Komunal të Tuzit, Nikollë Gegaj. Ai konsideron se forma e komunës që është për momentin, ka ndihmuar mjaftë në përgatitjen për t’u bërë komunë e plotë.

Çdo gjë, siç është dakorduar dhe votuar në Kuvendin e Malit të Zi do të jetë. Është e njohur se Partia Demokratike e Socialistëve, si një parti serioze, respekton të gjitha marrëveshjet, tha Gegaj.

Ashtu ishte edhe rreth statusit të komunave të reja të Gucisë dhe Petnjicës,  është e definuar dhe nuk ka arsye që mos të jetë këshu edhe me komunën në kuadër të Kryeqytetit – Tuzi.

Kuvendi i Malit të Zi një vit më parë miratoi ndryshimet në Ligjin për organizimin territorial të Malit të Zi, i cili përcakton që nga 1 Shtatori Tuzi do të marrë statusin e komunsë së plotë.

Siç thekson Gegaj, zgjedhjet e para për Kuvendin e Komunës së Tuzit shpallen nga Presidenti i Malit të Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!