Msc Luigj Dedvukaj bëhet pjesë e Alternativës Shqiptare

Të nderuar qytetarë,

Angazhimi i duhur i të rinjëve, si dhe intektualëve në fusha të ndryshme të shoqërisë sonë duhet të jetë obligim, e jo vetëm dëshirë apo pasion! Sidomos aty ku vendoset për fatin dhe të ardhmën e gjeneratave dhe vendit tonë!

Kritikat dhe paragjykimet nga këndi në shumë raste nuk janë treguar të (pa)arsyeshme e (jo)reale.Andaj marrja e përgjegjësisë nga të rinjët e vërteton këtë, poashtu ringjallë optimizimëm, shembull e motiv edhe për të tjetër!



Alternativa Shqiptare e ka dëshmuar se është e hapur për unifikim dhe bashkim. Vetëm dy vitet e fundit tek ne janë shkrirë e bashkuar disa subjekte nacionale dhe dhjetra të rinjët e intelektual të respektuar të shoqërisë sonë dhe më gjerë! 
Përveç kësaj ASH është shtrirë pothajse në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, si subjekti nacional shqiptar me numrin më të madh të këshilltarëve, në nivelin e shtetit të Malit të Zi.

Po ashtu ASH, në kohë të shkurtër e ka dëshmuar se ka kapacitet të punoj në realizimin e projekteve të rëndësishme për trevën e Malësisë dhe më gjerë!

Jam shumë i lumtur që përkrahësit, votuesit si dhe opinioni i gjerë, idenë tonë po e kupton dhe po e përkah çdo ditë e më shumë! Kjo argumentohet edhe me prurjet e reja dhe të vazhdueshme të rinjëve dhe intelektualëve në ASH.

Pa dyshim që njëri ndër ta është intelektuali i dalluar, muzikanti dhe kompozitori i njohur , magjistri i shkencave Z.Luigj Dedvukaj, i cili nga sot është pjesë e ASH-së. Ne jemi të sigurtë që me kontributin e vet Z.Dedvuakj do të ndihmojë në përmirsimin, rritjen dhe ngritjen e ASH.

Ne aplelojmë që shembullin e Luigjit ta ndjekin edhe të rinjë e intelektual tjerë nga Malësia dhe më gjerë, sepse ASH është e hapur dhe u jep mundësi të gjithëve.

Sinqerisht,

Alternativa Shqiptare

Shperndaje