Rama: “Loro Boriçi” gati për Kombëtaren Shqiptare dhe Përfaqësuesen e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar disa fotografi te stadiumit Loro Boriçi në Shkodër. Kryeministri është shprehur se me datë 31 gusht në fushën e këtij stadiumi kuqezinjtë do të zhvillojnë miqësoren me Marokun dhe ndeshjen e parë për eliminatoret e botërorit me datë 5 shtator me Maqedoninë.

Rama gjithashtu është shprehur se në këtë stadium do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Përfaqësuesja e re e Kosovës.

Loro Boriçi” i rilindur😀gati për kolaudim në miqësoren e 31 gushtit me Marokun👍dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve❤️me Maqedoninë në 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018🇦🇱
Një stadium europian🇪🇺për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Përfaqësuesja e re e Kosovës🇽🇰
Në këtë vepër është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin, 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku
⚽️#Rilindje ‪#‎ShqipëriaeGjeneratësTjetër”
, ka shkruar Rama në profilin e tij në facebook.

Anton-GjokajAnton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!