Alternaiva Shqiptare ndanë ujë falas për qytetarë

D E K L A R A T Ë

Ujë falas për qytetarët

Të nderuar qytetarë,

Alternativa Shqiptare, mundohet që gjatë gjithë kohës të jetë në shërbim të qytetarëve të Malësisë, por edhe të mbarë shqiptarëve kudo që ata jetojnë në Mal të Zi, pasi që si subjekt veprojmë pothuajse në të gjitha zonat e banuara me shqiptarë.

Që nga qershori e deri sot, me aq fuqi sa kemi pasur, kemi provuar që t’u përgjigjemi nevojave për ujë që kanë ardhur nga qytetarët e zonave rurale në Malësi.
Në furnizimin me ujë, Alternativa Shqiptare nuk ka bërë dallime politike për të furnizuar vetëm simpatizuesit apo votuesit e vet, në të kundërt, jemi munduar që tu përgjigjemi të gjitha kërkesave për furnizim me ujë.

Edhe pse ne nuk jemi kompetent për ta bërë këtë punë, ne nuk jemi kursyer në këtë drejtim me gjithë kapacitetin tonë.

As ata që janë në krye të Komunës, as ata që janë në krye të partive që qeverisin Tuzin, e që kanë marrë mjaft vota nga qytetarët e Malësisë, nuk janë lodhur se malësori po mbetet pa ujë të pijshëm për familjen e as pa ujë për të mbajtur bagëtinë. Ky është tregues se si i përgjigjen këta votuesit të tyre shqiptarë, edhe pse këtë e kanë obligim!

Ky pushtet lokal madje po vonon me realizimin e projektit të ujësjellësit për zonën e Hotit, sepse nuk kanë vota atje. Këtë projekt e dini që ASH ka inicicua dhe sigurua fonde nga buxheti shtetëror!

Mbi 200 ( dyqind) bota ujë, me vlerë mbi 10 mijë euro janë transportuar në familjet malësore, deri me datën 13.08.2018, duke filluar nga Drumja, Traboini, Skorraqi, Trieshi, Pikala, Koja, Selishti, Ksheva, Pas-shkalla etj.

Ka nga ato familje që kanë pritur nga se kanë qënë rrallët e gjata, me ç’ rast shfrytëzojmë rastin për tu kërkuar ndjesë për vonesën.

Ndërsa në listën e Alternativës Shqiptare, ka mbi 30 amvisëri që presin e po vazhdojnë të pajisen me ujë.
Ju njoftojmë se edhe për muajin gusht, Alternativa Shqiptare do të vazhdojë të ndihmojë në furnizim me ujë të pijshëm me aq kapacitet që ka.

Me respekt, Tuz, më 13.08.2018
Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!