CEDEM: Lista Shqiptare ”KOHA ËSHTË TANI” fituese absolute e votave shqiptare

Hulumtimi i realizuar nga CEDEM nxjerrë Listën shqiptare ”KOHA ËSHTË TANI”, Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj fituese absolute të zgjedhjeve që do të mbahen më 30 gusht, në korpusin shqiptar.

Lista shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj ka mbështetjen e 1.9 përqind të qytetarëve, ndërsa koalicioni shqiptar “Bashkë ni za” ka mbështetjen 0.4 përqind.

Lista shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj mund të shkojë deri në 2.8%.

Sipas hulumtimit të CEDEM, dalja në zgjedhjet e 30 gushtit parashikohet të jetë 66 përqind.

Hulumtimi është realizuar nga data 5 deri në 12 gusht. /Malësia.ME/

Shperndaje