Nimanbegu në Prishtinë u takua me ministrin Brendshëm të Kosovës

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu në Prishtinë u takua me Ministrin e Punëve të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Më poshtë mund të lexoni kumtesen e Nimanbegut:

Ne Prishtine me nderoi me takim ne kabinetin e tij z. Xhelal Sveçla, Minister i PB te RKS.

Kenaqesi te veçante paraqet fakti qe zhvillohet takimi i dy perfaqesuesve te dy politikave shqiptare ne rajon, dhe ne te kulminon dijalogu me vleresime dhe mendime te njejta apo peraferta mbi situaten ne rajon, zhvillimet politike dhe bashkepunimin te cilin duhet ta rrisim ne te ardhmen.

Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur, në këmbë dhe ambiente të brendshme

Vizioni politike dhe shembulli personal, si i z. Sveçla dhe i subjektit nga ai vjen, eshte oferte politike qe ka marr vlersimin e qytetarit ne Kosove. Kete shembull pune duhen ta ndjekin apo rrisin edhe subjektet kombetare shqiptare ne MZ si politika te pergjegjeshme dhe largepamese.

Qytetarit i nevojitet proceset politike qe zhvillojne pozitivisht jeten e tyre, duke i jap vlere te shtuar kultures, shoqerise, zhvillimit ekonomik dhe shtetit ne pergjithesi.

Shfrytzova rastin ti falenderohem z. Sveçla per bashkepunimin shembullor, gjate fillimit te pandemise ne 2020, qe kishim kur ushtroja postin e nenkryetarit te Kuvendit e MZ ne ndihmen e tij qytetareve tanë qe gjindeshin ne Kosove ne mundsimin e rikthimit ne MZ.
Gjithashtu e njohtova me zhvillimet aktuale politike ne MZ. Nder te tjerat theksova, si propozuesi i vetem i keti ligji, Ligjin mbi kthimin e Valdanosit, qe eshte pune e vazhdueshme dhe e sukseseshme e jona.
Nga te tjerat, theksova edhe aktivitetet e Forces ne pregaditjen e Kuvendit zgjedhore qe duhet te mbahet ne Shtator te keti viti.
Veçova bashkepunimin qe Lista Shqiptare, te cilen e perfaqesoj ne Kuvendin e MZ, po e bene me synim rritjen e bashkepunimit ne te ardhmen ne nivel edhe me te larte funksional nder subjektet e Listes, si lidere e proceseve politike ne dobi te Shqiptareve ne MZ.

Nder shume tema te biseduara dhe mendime te shprehura eshte shpreh gadishmeria e vazhdimit te bashkepunimit tone ne te ardhmen.

Genci Nimanbegu

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!