Rritet numri i rasteve me Covid

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar 354 raste të reja me koronavirus, në mesin e të cilëve 56 turistë,  kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. 

Sa i përket qytetit të Ulqinit dhe Komunës së Tuzit, në të dy vende vërehet një rritje e dukshme e të infektuarve. Në komunën e Ulqinit janë 382 raste aktive në Tuz 30 raste.

Në Plavë janë të regjistruar 33 raste, kurse numri i rasteve aktive në Guci është 4. 

Në nivel shteti për momentin janë 3583 të infektuar dhe gjatë 24 orëve të kaluara janë shëruar 144 pacientë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!