Një përleshje e armatosur ka dollur në Prishtië mes dy reperëve të njohur shqiptar Noizy dhe Cozman, përballë Swiss Diamond Hotel.
Si pasojë e përleshjes Noizy ka mbetur i plagosur nga Cozman dhe sipas burimeve të fundit thuhet se ai ka marrë lëndime në krahun e tij.
Policia e Kosovës ka konfirmuar përleshjen me armë që ndodhi pranë hotelit Swiss Diamond.
“Rreth orës 17:00 ka ndodhur një përleshje me armë ku si pasojë është plagosur një person dhe tre të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
Ndërkaq sipas dëshmitarëve është thënë se përleshja me armë ka ndodhur mes reperëve Noizy dhe Cozman.
Burime të Indeksonline marrin vesh që Ylber Abdullahu –Cozman, vllau i tij Ymer Abdullahu dhe miku i tij i afërt Albert Krasniqi janë tre personat e arrestuar nga Policia e Kosovës të dyshuar për pjesëmarrje në konfliktin e sotëm që solli edhe plagosjen e Noizyt
Noizy: Nuk jam i lënduar, gjaku nuk ishte i imi
Ndërsa i pyetur se a ka mundësi që kjo përleshje të ketë arsye të vjetra ai ka theksuar “Ka mundësi, nuk jam i sigurt”.Gjithashtu Noizy ka thënë se,”S’ka pas provokime, do ti shihni videot. Krejt OTR janë mirë”
Noizy dhe BabaStars ishin përleshur edhe në vitin 2012 në Zvicër
Grupet rivale të repit OTR dhe BabaStars kanë një histori interesante përleshjesh.
Në atë kohë ishte folur shumë se dy grupet rivale ishin rrahur shumë derisa Noizy me një video kishte thënë se i ka rrahur keq anëtarët e BabaStars, sidomos Ledri që atëbotë ishte anëtar i këtij labeli.
Pas kësaj, kishin reaguar BabaStars me një video.
Më i përfoluri së është ndarë i rrahur në këtë rast Ledri dhe për këtë ai shihet duke folur në këtë video, momentin kur ata lirohen nga burgu.