Programi zgjedhor i koalicionit “Çelësi” është program ekonomik

“Programi i koalicionit “Çelësi” para së gjithash ka të bëjë me ekonominë dhe rikthesë në sferën sociale dhe standardin jetësor, por do të trajtojë edhe kulturën, arsimin dhe shëndetësinë”, është theksuar në prezantimin e këtij dokumenti.

Në konferencën për gazetarët të koalicionit është theksuar se listën zgjedhore do ta dorëzojnë te enjten. Funksionari i Lëvizjes Qytetare, “URA”, Dritan Abazoviq ka theksuar se programi i këtij koalicioni është i përfunduar dhe prej nesër fillon distribuimi i tij.

Siç ka theksuar ai, programi para së gjithash ka të bëjë me rikthesën në ekonomi, në sferën sociale, në standardin jetësor por nuk do të anashkalohen as kultura, arsimi, shëndetësia, politika e jashtme dhe shumë të tjera me interes të qytetarëve. Ai ka kumtuar se fushata e koalicionit zyrtarisht do të fillojë të enjten në Bjello

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!