Demarkacioni: Për Malin e Zi çështje është mbyllur

Për Malin e Zi, çështja e demarkacionit të kufirit me Kosovën është çështje e përfunduar, qeveria beson në kapacitetet demokratike të institucioneve në Kosovë dhe me durim pret zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën, ka deklaruar ministri për punë të jashtme, Srgjan Darmanoviq.

Ai ka theksuar se sa i përket çështjes së demarkacionit, Mali i Zi, nuk mund të pretendojë që të ndikojë në qëndrimet e asnjë qeverie kosovare, pra as të qeverisë aktuale. Ne kemi marrëdhënie të mira me Kosovën dhe nuk kemi dyshime që kështu edhe të mos vazhdojmë, pohoi Darmanoviq.

Ai ka theksuar se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë , çështjen e Prevllakës, por marrëveshja e përkohshme funksionon mirë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!