Dukaj: Kërkesat aktuale të prindërve u realizuan me sukses, pritën rezutate tjera për të mirën e arsimit shqip

Të nderuar qytetarë,
Të dashur prind,

Edhe pas reagimeve të shumta, të drejtuara kah unë, për qëllime të njohura, nuk kam ndalur së punuari me të gjitha instancat relevante për zgjedhjen e kësaj problematike, që ka qenë aktuale ditëve të fundit.

Çdo kush e dinë që kjo problematikë nuk është paraqit para dy ose më shumë viteve, por ekziston vite me radhë, andaj Jo vetëm këtyre ditëve, por nga prilli i vitit 2015 që jam emërurar në drejtorinë e arsimit këtë problematikë e kam aktualizuar, biles kam marr hapa konkret për zgjidhje afatgjate, për çka mund ta dëshmoj me argumente zvogëlim të dhjetra rasteve konkrete në shkollat shqipe në Mal të Zi.

Po këtu dëshiroj të ju njoftoj zyrtarsiht se rastet konkrete, gjuha angleze dhe italiane, për të cilat është bërë debat e madhe ditëve të fundit janë rregulluar, e jo vetëm por, edhe kultura fizike në gjimnaz.

Për mua si njeri që vij nga fusha e arsimit, por edhe si pjestar i popullit shqiptar, me rëndësi është që problematika të këtilla janë duke u ndrequr për çdo ditë e më shumë në favor të kërkesave të prindërve. Polemikat tjera janë të parëndësishme, nuk dua të merrem me to dhe po dëshmohën qëllimet.

Edhe përkurdër kësaj unë, në përputhje me kopetencat që kam, nuk do të ndalem këtu, sepse kemi edhe raste tjera të ngjajshme që presin realizimin, pra jam i gatshëm që në të ardhmën pa hezitim të bashkëpunoj e ndihmoi kudo që ka pëngesa në arsim.

Sinqerisht
Marash Dukaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!