Këshilli i prindërve, kërkesat i quan të realizuara vetëm atëherë kur të fitojnë përgjigje me shkrim

Z. Dukaj nuk e kemi të qartë se ku e keni fjalen kur thoni “për qellime të njohura”. Do të ishim shumë mirënjohës nëse sinqerisht ato ekzistojnë dhe Ju i dini , të na i thoni haptas, por ama mos na vrisni me shpifje e të paqëna se kemi mjaftë nga ato që i kemi peshqesh nga drejtoria e shkollës.

Ne si pridër kemi një qellim të vetëm, të zbatohet ligji dhe kushtetuta dhe asgje më shumë. Ndoshta Juve, drejtorisë dhe disa të tjerëve që po mundohën të hedhin baltë mbi ne, mund tju duket qellimkeqe dhe kriminale kërkesa jonë modeste- realizimin i të drejtave për fëmijët tanë. Por jo z. Dukaj s’është ashtu, Ne jemi pridër dhe e kemi obligim ta bëjmë këtë për fëmijët tanë , siç do ta bësh edhe Ti kur të kesh këtë përgjegjësi. Z. ndihëmsministër, të jesh prind është përgjegjësi , prandaj mundoju të na kuptosh. Jemi të vetdijshëm se këto probleme nuk janë nga sot dhe nuk i keni prodhuar Ju, por sidoqoftë, për veprimin apo mosveprin e duhur nuk mund ti ikni përgjegjësisë.

Z. Dukaj ju keni qënë mësimdhënës i fëmijës tim dhe e vërteta është se ishit shëmbull për përkushtimin dhe përgjegjësinë ndaj fëmijëve. Këtë s’mund ta mohojë askush, pra as unë. Për këtë gjithmonë do jemi mirnjohës. Poashtu mirnjohës do të jemi edhe për këto që thoni se po i realizon tani. Por një gjë se kuptoj z. Dukaj, pse u deshën kaq shumë vite kur atyre zgjidhjen ua gjetët brenda natës.

Athua ka vënd për dyshim z. Dukaj se ato do t’i realizonit edhe kësaj here sikur prindërit mos të ishim këmgulës në atë, siç e quanit Ju “qellimin e njohur” ?

Me siguri jo z. Dukaj! Dhe po Ju përkujtoj se vetëm këmgulja jonë e sinqertë dëshmon qellimin e vërtet tonin që Ju dhe disa tjerë po e veni në dyshim duke shpifur e përbaltur me gjëra të ndieshme e dashakeqe. Edhe përkundër gjitha këtyre, ne si prindër asnjëherë skemi qënë më të vendosur se tani që të mos lejojm fëmijët tanë të jenë viktima të veprimeve të paligjshme të drejtorisë e cila dëshiron që ti perdor ata si objekt mallrash për tu plotsuar normat të punësuarve joligjor. jovetëm Për këtë kemi mbështetjen e fuqishme të Kushtetutës, ligjit si dhe të Ministrisë së pakicave, Këshilli Kombëtarë dhe të gjitha organizatat nderkombëtare në vend. Andaj, z. Dukaj zbatoni ligjin i cili nxënësve tanë do tua mundësoni edukimin dhe arsimimin ne gjuhën e vet. Edhe njëherë po jua rikujtojmë se kërkesa jonë, z. Dukaj nuk është vetëm për gjuhet e huaja por për të gjitha lëndët ku ka kuadër shqipatrë. Për të mirën e fëmijëve tane, Ju dhe ç’dokush tjetër që do të veprojë në këtë drejtim, do ta ketë mbështetjen tonë të plotë z. Dukaj. Dhe për fund i nderuar z. n/ministër Këshilli i prindërve, kërkesat e veta i quan të realizuar vetëm atëherë kur të fitojë përgjigje me shkrim…

me respekt,
Gjergj Dedvukaj, anëtar i Këshillit të prindërve

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!