Mali i Zi shpreson që situata në lidhje me kufirin, do të zgjidhet sipas marrëveshjes të arritur

Komisioni i Malit të Zi për kufi ende nuk ka marrë informatë zyrtare nga Qeveria e Kosovës mbi shkarkimin e Komisionit të Kosovës për demarkacionin e Malit të Zi.

Kryetari i Komisionit të Malit të Zi për shënimin e kufirit, Milan Paunoviq, në një prononcim për TVCG, ka thënë se shpreson që situata në lidhje me kufirin Kosovë-Mali i Zi, do të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet dy palëve.

Duke komentuar shkarkimin e Murat Mehës dhe Komisionit që ka arritur marrëveshjen, ai tha  se Podgorica nuk është njoftuar zyrtarisht asgjë.

“ Paralajmërimet e mediave se Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar formimin e komisionit të ri nuk duhet të komentohet, sepse Mali i Zi nuk është njoftuar zyrtarisht” ka thënë Paunoviq.

Ai ka theksuar se është i bindur që në Kosovë do të gjendet një marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes, pasi bëhet fjalë për çështje të brendshme të Kosovës.

Kujtojmë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi në krye me Murat Mehën.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!