Shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare – Subjektet Shqiptare dy mandate

0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përcaktuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit në Malin e Zi.

Sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, subjektet shqiptare të cilat garuan me dy lista kanë fituar dy mandate.

Lista Shqiptare ”Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” 1 mandatë dhe Koalicioni ”Bashkë një zë” 1 mandatë.

Koalicioni “Me vendosmëri për Malin e Zi! DPS – Millo Đukanović ”fitoi 30 vende.

Koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” fitoi 27 vende.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” fitoi dhjetë, dhe platforma “Bardh e Zi” katër vende.

Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kenë nga tre deputetë.Partia Social Demokrate e Draginja Vuksanoviq Stankoviq do të ketë dy deputetë.

Kjo do të thotë se PDS (DPS) nuk mund të formojë qeverinë, ndërsa tre koalicionet e opozitës kanë shumicën e kërkuar parlamentare me 41 vende./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!