Ministri Dukaj u prit nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit

Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj u prit sot në Jerusalem nga z. Miki Levi, Kryetar i Knesset – Kuvendit të Shtetit të Izraelit.

Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet miqësore dhe rëndësia e forcimit të lidhjeve të ndërsjella mes dy vendeve.

Dukaj e njoftoi Kryetarin Levi me zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në Mal të Zi dhe pozicionin e Malit të Zi në nivel ndërkombëtar, me theks të veçantë në aktivitetet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane dhe euroatlantike.

Kryetari Levi, i cili është një nga figurat politike më me ndikim në Izrael, pasi i njoftoi me aktivitetet e Kuvendit dhe situatën e përgjithshme politike në vend, në pritje të zgjedhjeve të ardhshme në Izrael, shprehu kënaqësinë e tij për takimin me shpresë se marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Izraelit do të jenë edhe më të forta në të ardhmen. Gjithashtu, kryetari Levi shprehu qëndrimin se perspektiva evropiane dhe euroatlantike e Malit të Zi është rruga e duhur për të forcuar pozitën e Malit të Zi në bashkësinë ndërkombëtare.

Dukaj dhe Liv ranë dakord që hapja e ambasadës malazeze në Izrael dhe e ambasadës izraelite në Mal të Zi do të ishte një nxitje shtesë për të përmirësuar bashkëpunimin midis dy vendeve.

Dukaj e informoi Kryetarin e Kuvendit për sulmet e fundit kibernetike ndaj infrastrukturës digjitale dhe shpreha mundësinë që përvoja e shtetit të Izraelit në këtë fushë të jetë jashtëzakonisht e dobishme në parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen.

Ministri Dukaj e ftoi kryetarin e Kuvendit, z. Levi, që në periudhën e ardhshme të vizitojë Malin e Zi.

Shperndaje