Brajoviq: Gjukanoviq president nëse vendos të kandidohet

Kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq do të jetë president i shtetit nëse vendos të kandidohet, është i bindur kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq.

I pyetur, nëse mendon se Gjukanoviq do të kandidohet për president të Malit të Zi, Brajoviq tha se ky do të jetë vetëm vendim i Gjukanoviq, por që nëse vendos të kandidohet, besoj se ai do të jetë kreu i shtetit.

Brajoviq, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Serbi, tha se marrëdhëniet midis Podgoricës dhe Beogradit në dekadën e fundit kurrë nuk kanë qenë më të mirë se tani./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!