Kosovë: Arrestohet shtetasi i Malit të zi i ofron para policisë kufitare

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili u ka ofruar 5 euro zyrtarëve policor në pikën kufitare në Kullë. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30.

Policia e ka ndaluar të dyshuarin për tentim të mit dhënies. “Është arrestuar i dyshuari mashkull boshnjak shtetas i Malit të Zi pasi që i njëjti u ka ofruar 5 euro zyrtareve policor”, ka konfirmuar policia.

Paratë janë konfiskuar dhe rasti i dorëzohet njësitit Kundër Krimeve Ekonomike të cilët janë duke u marr me rast.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!