Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë, në të cilën nuk kishte fitues ku ndeshja perfundoj 2:2.
Në fillim të ndeshjes u intonua himnit Kombëtar.Lojtarë dhe tifozë nga tribuna kënduan bashkërisht himnin Kombëtar, ndërsa dëgjoheshin edhe parullat Shqipëri Etnike dhe Kosova eshte zemra e Shqiperis.
Shqipëria kaloi e para në epërsi përmes talentit të Interit, Rey Manaj, në ndeshjen e parë me Kombëtaren mbas 10 sekondave në fushë shënoi gol në prekjen e tij të parë me topin, në minutën e 54’.
Pas pak minutash ishte talenti tjetër shqiptar, por në fanellën e Kosovës, Bersant Celina lojtari i Man City, ai që barazoi shifrat në minutën e 58’, duke shënuar nga pika e bardhë.
Kosova më pas kaloi për herë të parë në epërsi me golin e shënuar nga Elbasan Rashani, i cili shënoi gol në minutën e 69’, pas një kalimi të bukur në zonën e kundërshtarit.
Kurse golin e fundit të takimit e shënoi Amir Rrahmani në minutën e 72’, për të quar në këmbë rreth 17 mijë tifoz në stadiumin e Prishtinës, të cilët krijuan një atmosferë fantastike në shkallët e stadiumit.
Video: Kosovë – Shqipëri 2:2
Video: Momenti i intonimit të Himnit Kombëtar
Video nga Droni