Kosova fiton kodin shtetëror telefonik +383

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se sot është arritur marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kosova tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj që është 383, i cili do të alokohet nga ITU.

“Ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”, citohet të ketë thënë Tahiri, në një kumtesë për shtyp.

Ky kod Kosovës do t’i ndahet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), që do të administrohet nga ARKEP, transmeton Koha.net.

ITU do t’ia ndajë Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016. Shteti jonë do ta ketë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera dhe do të ketë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash ( 381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi, ka sqaruar Edita Tahiri.

Shperndaje