Sot seanca konstituive e KK të Gucisë: PDS pritet të formoj pushtetin me shqiptarët dhe SD

Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Gucisë në të cilën do të verifikohen mandatet e këshilltarëve do të mbahet sot.

Në zgjedhjet që u mbajtën me 16 tetor asnjë parti nuk ka fituar shumicën absolute dhe për formimin e pushtetit duhet të formohet një koalicion paszgjedhor dhe negociatat ndërmjet partive politike janë duke u zhvilluar.

Tani për tani e sigurt është vetëm që në katër vitet e ardhshme Gucinë do ta drejtojë PDS-ja e cil ka 9 këshilltarë, mirëpo pyetja është me kë.

Ata që janë në dijeni për situatën politike në Guci pohojnë se PDS-ja do të formojë pushtetin me Social Demokrtët të cilët kan fituar 4 këshilltar, koalicionin shqiptar UDSH-Aleanca Shqiptare që kan 3 këshilltar dhe me Partin Boshnjake 1 këshilltar. Megjithatë, partia më e fortë opozitare Partia për Guci me 6 këshilltar të fituar pret një marrëveshje paszgjedhore me PDS-në.

Në Partin Social Demokratike janë të vetëdijshëm se me dy këshilltar do ju duhet të kalojnë në bankat opozitare.Në opozitë me 4 këshilltar pritet të mbes edhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe koaliconi Çelësi 1 këshilltar./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!