Krivokapiq paralajmëron riorganizimin e përbërjes së Qeverisë

Zdravko Krivokapiq, mandatari për krijimin e qeverisë, ka paralajmëruar se do të bëjë riorganizimin e Qeverisë.

Ai tha se është i bindur se qeveria e re do të votohet më 2 dhjetor.

E vetmja gjë që e shqetëson, thotë ai, është se periudha kohore është mbi pritjet e qytetarëve.

Ai gjithashtu pohoi se kryetari i grupit parlamentar, URA, Dritan Abazoviq, me siguri do të jetë zëvendëskryeministër, por ende nuk është e sigurt se nëse do të jetë Ministër i Mbrojtjes.

I pyetur nëse Abazoviq do të jetë Ministër i Mbrojtjes, ai tha se nuk dëshiron të përgjigjet drejtpërdrejt.

“Unë e di çfarë kam propozuar. Arsyeja qëndron në faktin se mendoj që është e ndershme, e drejtë dhe me qëllimet më të mira. Ishte veprimi im më i mirë për të arritur një konsensus”, tha Krivokapiq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!