Në fundjavë, mbledhja e kryesisë së Listës Shqiptare

Mbledhja e kryesisë së Listës Shqiptare në të cilën do të vendoset për pjesëmarrjen e mundshme në qeverinë e re do të mbahet gjatë fundjavës ose të hënën, tha për Pobjeda Nik Gjeloshaj.

Në pyetjen për të komentuar njoftimin e mandatarit për riorganizimin e qeverisë dhe nëse e sheh këtë njoftim si një synim për të hapur vend për pakicat, Gjeloshaj tha se nuk është i informuar dhe se për çfarë bëhet fjalë duhet të thotë mandatari.

I pyetur se çfarë pozicioni presin në pushtetin ekzekutive, nëse vendosin të pranojnë pjesëmarrjen në qeveri, Gjeloshaj tha se kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për Listën Shqiptare.

“Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për ne. Unë nuk do të shpreh mendimin tim personal. Do të pres qëmdrimin e listës shqiptare. Le të vendosë kryesia për gjithçka,” tha Gjeloshaj.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!