Shitoret dhe lokalet do punojnë deri në orën 20, ndalohet trafiku mes qytetëve gjatë fundjavës

Trupi Nacional Koordinues ka miratuar masat e reja që synojnë luftimin e përhapjes së koronavirusit, që do të jenë të vlefshme në tërë Malin e Zi.

Shitoret dhe objektet e hotelierisë do të jenë të hapura deri në orën 20 pasdite, trafiku mes qytetëve është i ndaluar gjatë fundjavës.

Masat e reja për të gjithë Malin e Zi nga e diela:

1.Ndalohet dalja nga objektet e banimit nga ora 21:00 deri në 05:00

2.Shitoret dhe objektet e hotelerisë do të punojnë deri në ora 20:00

3.Ndalohet levizja jashte qytetit gjate vikendeve

4.Maksimumi 4 persona së bashku

5.Ritet fetare do mbahen pa besimtar.

Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq tha se këto masa do të vlejnë deri më 1 dhjetor, me mundësinë e zgjatjes në rast të një situate më të rëndë epidemiologjike.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!