Të rinjtë më së shumti antarësohen në DPS

Numri i të rinjnve që kanë kartë anëtarësimit të ndonjë partie politike në Mal të zi është në rritje shkruan Vikend Novine.Rrethë kësaj teme kjo gazetë ka biseduar me të gjitha partitë në Mal të zi përpos me partitë shqiptare.

Bashkëbiseduesit e kësajë gazetë shprehen se punësimi më i lehtë nuk është arsyeja e hyrjes në një parti, por dëshira për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve të rëndësishme shtetërore, ndryshimeve …

Kryetari i Këshillit Rinor të Partisë Demokratike të Socialistëve Nikolla Peshiq, thotë se interesi i të rinjve për t’u bashkuar me PDS-në rritet çdo ditë.”Nëpërmjet politikës së PDS-së të rinjtë shohin perspektivë të mirë për veten dhe të ardhmen e tyre.Komfirmimin e kësaj e marrim çdo ditë,pothuajse nuk ka ditë që të rinjët nuk vijnë në zyrën tonë ose të na kontaktojnë përmes emailit apo rrjeteve sociale, me dëshirën për t’u bërë anëtar tonë, thot Peshiq.

Të rinjët e PDS-së , siç referohet nga kjo parti, kanë përkrahje të madhe dhe kanë një rol shumë të rëndësishëm në politikëbërje.

Petar Drashkoviq nga Demokracia e Re Serbe mendon se të rinjtë çdo ditë janë më pak të interesuar për politikë, dhe për këtë arsye në këtë parti ka ngecje në rritjen e numrit të anëtarëve.

Të rinjtë janë themeli dhe forca kryesore e një partie.Partia që nuk ka të rinjë nuk mund të jetë parti e vërtetë, sepse në qoftë se të rinjtë nuk besojnë në atë që ju bëni dhe për ata që jeni duke luftuar, atëherë unë nuk e di se si do të besojn as të moshuarit, thotë kryetari i të Rinjëve të Malit të zi Pozitivë Jovan Radoviq.

Demokratët e Malit të zi besojnë se të rinjtë e tyre janë më aktivët në këtë parti./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!