Kryetari i Forces së re demokratike dhe kryetar i Komunës së Uliqit, Nazif Cungu në një intervistë për redaksin e emisionit shqip Mozaiku në RTCG, pohoi se me inkuadrimin e Koalicionit ”Shqiptarët të Vëndosur” në Qeveri, shqiptarët në Mal të Zi kanë shansin që të realizojnë disa nga kërkesat shum vjeçare të tyre.
Cungu tha se ata kanë nënshkruar 5 dokumente që i quan historike për popullin shqiptar në Mal të Zi.
1. Dokumenti i parë është marrëveshja e arritur mes tri subjekteve kryesore të shqiptarve në Mal të Zi (Forca-UDSH-ASH).
2. Platforma politike e shqiptarëve në Mal të Zi e punuar nga Forca-UDSH-ASH e cila është gjithëpërfshirse dhe e cila del prej programeve të tyra poliike. Cungu pohoi se kanë lënë lënë hapësir edhe për subjektet tjera shqiptare nëse shprehin dëshirë ti bashkangjiten kësaj marrëveshje.
3. Platëforma e përbashkët e popujve pakicë: shqiptarve,boshnjakëve dhe kroatëve që është edhe garanci e përgjithshme për riedhat politike në nivel të Malit të Zi pasi që pothuejse jemi edhe faktor vendimtar për formimin e qeverisë së Malit të Zi, shprehet Cungu.
4. Marrëveshja e përbashkët e nënshkruar nga 8 subjekte për të ushtruar pushtetin në periudhen e arshme katër vjeçare (PDS,SD,Partia Liberale,Partia Boshnjake,Forca,UDSH,ASH,IQ Kroate.
5. Marrëveshja përfundimtare mes koalicionit Forca-UDSH-ASH dhe PDS-së.
Këto janë 5 dokumentet kryesore për të cilat mendojm që janë historike për shkak të përmbajtjes së tyre, tha Cungu./Malësia.ME/