Pas zgjedhjeve në Maqedoni, Rama fton në takim liderat e partive shqiptare

Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ftuar në një takim të gjithë liderët politik shqiptar nga Maqedonia që kanë fituar mandate në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Edi Rama pritet që t’i takojë të ndarë të gjithë liderët, dhe se është interesuar për planet dhe strategjinë e ardhshme të liderëve shqiptar se si do t’i artikulojnë kërkesat e shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Rama është interesuar për së afërmi në këtë drejtim dhe i ka dhënë përkrahje të gjithë liderëve politik duke i thënë se do të mbështes të gjitha kërkesat e shqiptarëve

I pari me Kryeministrin, Edi Rama në Tiranën sot është takuar kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ziadin Sela,ftohet në takim nga Edi Rama

Burime të Telegrafit brenda LR-PDSH-së thonë se Sela dhe Rama kanë folur për zgjedhjet e 11 dhjetorit që u mbajtën në Maqedoni, për kërkesat dhe për nevojat e shqiptarëve.

Rama dhe Sela gjithashtu kanë folur edhe për periudhën deri në krijimin e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!