Trump emëron Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje vonë se kishte përzgjedhur bosin e “ExxonMobil”, kompania më e madhe në botë e naftës dhe e gazit, Rex Tillerson, në postin e sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit.

.Pa përvojë diplmatike dhe me marrëdhënie, që shumë i kanë cilësuar si tepër të afërta me Rusinë, kandidatura e zotit Tillerson pritet të ndeshë në rezistencë në Senat gjatë procesit të konfirmimit.

Tillerson 64 vjec është shquar si biznesmen në kompaninë Exxon Mobil, shoqëria më e madhe amerikane në industrinë e naftës. Biznesmeni nuk ka eksperiencë në politikën e jashtme por ka krijuar lidhje me liderët botëror kryesisht në Euroazi dhe Lindjen e Mesme.

“Eshtë një lojtar në nivel botëror” u shpreh Trump. Por ajo cka sjell shumë pikëpyetje rreth figurës së Tillerson është pikërisht afërsia me liderin e Kremlinit Putin i cili në vitin 2013 i ka dorëzuar biznesmenit ‘Urdhërin e Miqësisë’, një nga nderimet më të mëdha të qeverisë ruse. Por zgjedhja e Tillerson i hap rrugë edhe diskutimeve ku përfshihet çështja e konfliktit të interesit, pasi 64 vjeçari zotëron aksioni në kompaninë ‘Exxon’.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!